Ndërkohë që protesta vijon prej 8 ditësh para Ministrisë, studentët kanë vendosur që të ndryshohet vendi i protestave.
Mësohet se ditën e nesërme ata do të bëhen bashkë dhe do të protestojnë tek Kuvendi i Shqipërisë në orën 10:00.
Deklarata është bërë nga Këshilli Studentor, ku thuhet:
“Njoftohet se nesër Dt: 13/12 do bëhet mbledhja ne çdo universitet në orën 08:00-09:00
Marshimi do të bëhet drejt Parlamentit të Shqipërisë dhe në orën 10:00 fillon protesta për plotësimin e kërkesave të bëra me dije nga Këshillat Studentorë.
Faleminderit”.
Kujtojmë se dje studentët pas përfundimit të ultimatumit të dhënë ndaj kryeministrit Rama vendosën të ndahen në 3 grupe, njëri qëndroi tek Ministria, një tjetër bllokoi rrethrrotullimin e Zogut të Zi dhe një tjetër tek Kryeministria. Sot ata janë vendsour vetëm tek Kryeministria dhe Ministria e Arsimit, ndërsa kanë paraljamëruar përshkallëzim të protestave.
(B.B/ Faxweb.al)