Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Mbledhja e radhës e dy qeverive/ Zbulohet axhenda, ja kush vjen nesër në Tiranë

Zëvendeskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj do të zhvilloj nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri. Më këtë rast ajo do të takoj homologun e saj zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe.

Agjenda e zëvendëskryeministres Balaj- Halimaj ndërlidhet me mbledhjen e dy qeverive që pritet të mbahet në muajin shtator në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive.

Ndryshe, Albulena Balaj- Halimaj është caktuar në pozitën e koordinatores së Kosovës për mbledhjet e dy qeverivë. Koordintaor kombëtar në qeverinë e kaluar Ishte kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Ky i fundit pati insistuar në realizimin e disa marrëveshje me Shqipërinë siç ishin: Marrëveshja për roming, njohja reciproke e patent shoferëve, pika doganore e Kosovës në Durrës ndër të tjera./Express/

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *