Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Mbledhja e KLP për kreun e SPAK, Arben Kraja kërkon përjashtimin e Tartar Bazajt (Arsyeja)

Një nga pretendentët për të marrë drejtimin e Strkturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja ka depozituar një kërkesë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë pak minuta më parë. KLP është mbledhur për të zgjedhur kreun e SPAK, ndërsa Kraja kërkon që anëtari Tartar Bazaj të përjashtohet nga ky proces sepse ka konflikt interesi.

Pritet që KLP të mblidhet dhe të vendosë nëse do ta pranojë kërkesën e Krajës apo jo. Kujtojmë që dje Këshilli i Lartë i Prokurorisë intervistoi 3 kandidatët Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani për kreun e SPAK dhe sot do të zgjedhë midis tyre. Gjatë mëngjesit të sotëm para presidentit Ilir Meta u betuan tetë prokurorët e SPAK.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close