Është mbledhur sot Këshilli Kombëtar i PD teksa kreu i saj Sali Berisha theksoi rëndësinë e jesaj mbledhjeje. Berisha tha se PD tashmë është një forcë e rithemeluar dhe është koha për të treguar forcën e saj. Më tej ai shtoi se PD nuk ka qenë e aftë që tu dal zot shqiptarëve në përballjen me qeverinë e Edi Ramës.
Berisha: Kjo është mbledhje jashtëzakonisht e rëndësishme se ne miratojmë rregullat në përputhje me statutin e PD të zhvillimit të primareve për zgjedhjet vendore dhe disa prej tyre janë të njëjta për zgjedhjet e deputeteve. Ne sot në përputhje me vendime statutore shenojmë një hap të madh si force politike e rithemeluar. Unë kërkoj nga ju që termin rithemelim të mos e lexojme në asnjë mënyre si një merite e jona. Termi rithemelim duhet ta lexojme si një detyrim madhor i cdo demokrati dhe demokrate, që bën gjithçka që forca jonë politike tu paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj të vertete, si një force e rithemeluar. Mos harroni se detyra me kryesore e jona është të fitojmë mendjet dhe zemrat e qytetareve shqiptar, ashtu sic ishin nuk i fitonim. Kërkohet nje ndryshim i madh, proces ku ne jemi sot që të paraqitemi, te tregojme vitalitetin tonë për tu paraqitur si një force e ndryshuar, si nje force politike qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirise edhe vlerave të saj për qytetarin e saj, që del me shpejtesi dhe perfundimisht nga apatia 8 vjecare e saj. Rendon diskutojme se ka frike. Po ka frike, se Edi Rama ariti te ngulit friken te punonjesit, qytetarët, kur nje regjim arreston 38 mije qytetar ne nje vit, sigurisht që mbjell frike dhe terror. Kjo erdhi se ne nuk ishin ne lartesine ku duhet të ishim, nuk pane te ne forcen politike qe u del zot atyre. Të vrasim friken me fjalën tonë, me takimin tonë në cdo ska të Shqipërisë.