Kryeministri Rama nis sot nga zbatimi atë që mund të quhet padyshim partia shtet. Edhe pse e quajtur marrëveshja e mirëkuptimit, marrëveshja që nënshkruhet sot bën lidhjen mes qeversisë, Grupit Parlamentar dhe Këshillit të ministrave.
Sipas Ramës kjo bëhet për të pasur një shërbim sa më të shpejtë në drejtim të shqetësimeve që shprehin qytetarët.
Nuk dihet pse Rama ka zgjedhur që këtë mbledhje ta mbajë në ambjentet e Kryesis së kuvendit në një kohë që të pranishëm janë vetëm deputetët e PS-së.
Marrëdhënia mes Kuvendit dhe qeverisë përherë ka qenë e afërt po futja e Partisë në mes shoqërohet nga hije të forta dyshimi.
“Sot është një moment i posaçëm për legjislaturën e re. Kemi një bashkëpunim të ri mes Grupit Parlamentar dhe Këshillit të ministrave, janë dy palët e së njëjtës skuadër. Kjo është një marrëveshje që dakordëson fushat dhe instrumentat mes qeverisë, Grupit Parlamentar dhe Partisë në funksion të vendimeve që do të marrim së bashku për të qenë sa më pranë qytetarëve.
Kjo është në funksion të jetësimit në rradhë të parë të jetësimit të aleancës me qytetarët e zakonshëm. Shqiptarët na votuan për atë çka ne do të bëjmë në të ardhmen dhe jo për atë çka kemi bërë deri më tani”, u shpreh kryeministri Rama.
(E.K/SHUPLAKA)