Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Mbjellje dhe tregtim narkotikësh, sekuestrohen 43 kg drogë. Arrestohen 3 persona

Në fundt të operacionit policor të koduar si “Zhupani”, është arritur në arrestimin e tre personave që merreshin me mbjelljen dhe tregtimin e bimëve narkotike, ndërsa janë sekuestruar edhe 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës ku në parangat e Policisë kanë rënë:

M., 40 vjeç, banues në Fier.
M. K., 46 vjeç, banues në Fier
K. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.

Goditet një grup, i cili prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, sekuestrohen 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

Pas një hetimi njëmujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DVP Vlorë u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.

Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.

Në përfundim të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagracë i shtetasve:

  1. M., 40 vjeç, banues në Fier.
  2. K., 46 vjeç, banues në Fier
  3. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *