Më shumë se 70 mijë punonjës të universiteteve sot kanë hyrë në grevën më të madhe në Britaninë e Madhe për shkak të pagave dhe pensioneve.
Pedagogë, bibliotekistë dhe studiues nga 150 universitete po marrin pjesë në grevën treditore që do të mbahet më 24, 25 dhe 30 nëntor. Atyre do t’u bashkohen edhe kolegët e tyre nga Skocia.
Pritet që diku rreth 2.5 milionë studentë të ndikohen nga greva e cila po mbahet për shkak të pagave, kushteve të punës dhe pensioneve.
Më 8 nëntor, Unioni Kombëtar i Studentëve njoftoi për hyrje në grevë dhe tha se studentët qëndrojnë në solidaritet me 70 mijë punonjësit universitarë në të gjithë Britaninë.