Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Mbeti i plagosur pas përplasjes së “të fortëve”, Policia arreston në spital Arbër Tivarin, shpall në kërkim autorin

Policia e Durrësit ka zbardhur plagosjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen 4, dhe në përfundim të hetimeve ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Policia ka arrestuar personin që mbeti i plagosur 25-vjeçarin Arbër Tivari, ndërkohë që ka shpallur në kërkim autorin Alket Buçpapaj.

Tivarit i është komunikuar masa e arrestit në ambientet e spitalit, për shkak se gjatë kontrollit në banesën e tij Policia ka gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë të ftohtë (thikë), një kapuç në ngjyrë të zezë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas burimeve të gazetares së ‘FaxNews’, Kloida Gjuzi bëhet me dije se Arbër Tivari, rezulton të jetë një person problematik dhe me precedentë të mëparshëm penalë, pasi ka qenë i arrestuar për një sërë veprash penale si armëmbajtja pa leje, shpërndarja e lëndëve narkotike në doza të vogla, kanosje etj.

Sa i takon autorit, rezulton të ketë qenë i dënuar më parë me 2 vjet burg për armëmbajtje pa leje dhe në 20 janar të vitit të shkuar është lënë i lirë.

Konflikti, sipas dëshmitarëve, ka nisur pasi Tivari ka përplasur lehtë automjetin veturë të autorit, Buçpepës. Pas kësaj të dy kanë debatuar verbalisht me njëri-tjetrin dhe Buçpepaj ka kërkuar që Tivari t’i jepte paratë për dëmet e shkaktuara.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4, ku mbeti i plagosur 1 shtetas. Vihet në pranga 25-vjeçari i përfshirë në konflikt, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit të plagosjes së 25-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4, Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua në flagrancë (në ambientet e spitalit), shtetasi A. T., 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr. 4, Durrës, pas një konflikti fizik të çastit dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, shtetasi A. B. ka plagosur me armë zjarri në krah, shtetasin A. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë të ftohtë (thikë), një kapuç në ngjyrë të zezë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasit A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit A. B., si dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve në banesë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit A. T.

Si sherri në Durrës degradoi në përdorimin e armëve, i plagosuri dhe autori të dy me precedent penal (Detajet)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021 - 29/05/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.