Vatra e zjárrit në pyllin me pisha në Seman mbetet ende aktive që prej ditës së djeshme. Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al, duket se tymi ka “pùshtuar” qiellin pasi video është realizuar shumë larg nga vatra.
Gazetarja e Fax News, Fatmira Bajramaj raporton se flákët favorizohen shumë nga era. Që prej ditës së djeshme, u tha se terreni është i vështirë për shkak se aty ndodhen shkurre dhe ferra të mëdha që rrèzikojnë përfshirjen nga zjárri të Kurorës së Pishave ne Seman.
Ish deputeti demokrat, Luan Baçi ka reaguar me një shkrim në Facebook për këtë ngjarje duke i kërkuar prokurorisë që të nisë hetimet pasi sipas tij, në shumë raste ka zjárrvënie të qëllimshme dhe shteti nuk reagon për këtë çështje.
Reagimi i plotë: Pylli i Semanit ne Fier vazhdon te dígjet dhe fláket po perparojne me shpejtesi, duke perpire siperfaqe te tera dhe duke mos kursyer asgje qe i del perpara. Reagimi i vaket dhe me shume vonese i institucioneve pergjegjegjese, tashme ja ka lene vendin, lenies ne meshiren e fatit dhe mos vazhdimin e punes per te bere te mundur, ndalimin, mosperhapjen dhe shuarjen e zjárrit.
Prokuroria duhet te nise hetimet, pòlicia duhet te jete ne krye te detyres dhe cdo institucion duhet te angazhohet, ne pergjegjesine e vet, per gjetjen e shkaktareve te kesaj zjárrvenie, qe ne shume raste, behen edhe te qellimshme.
Mosreagimi i shtetit, i institucioneve perkatese, per gjetjen e shkaqeve te kesaj zjárrvenje, gjetjen e autoreve, dhe per me shume, ndalimin dhe shuarjen e flákeve, qe po perparojne fríkshem dhe paralajmerojne per dème te medha, i ben keta te fundit po kaq fájtor dhe i ngarkon me pergjegjesi ligjiore.
P.S. Video e publikuar me poshte eshte e realizuar nga banore te zones, per rrethe, dhe e ketyre momenteve. Ata bejne apel, per pergjegjshmeri, te shtetit dhe nderhyrje me me shume forca, mjete, mposhtjen e flákeve dhe venien para pergjegjesise te shkaktareve te kesaj zjárrvenie dhe te atyre qe po behen bashkefajtore, ne kèqmenaxhimin e saj.
Kjo është vatra e dytë në këtë zonë brenda 3 ditëve. Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit ka pasur një numër të konsiderueshëm vatrash zjárri në vendin tonë, një pjesë e të cilave janë shuar falë ndërhyrjes së forcave zjárrfikëse, ndërsa të tjera mbeten aktive. (A.M/Faxweb.al)