Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Mbetën anëtarë aktivë, ‘tronditet’ futbolli europian, përjashtim dy vjeçar për klube si Barcelona, Real…

Krijimi i Superligës Europian shkaktoi shumë debate në skenën e futbolli europian. Por dështimi i saj ishte pothuajse i sigurt dhe ahtu rezultoi. Teksa të gjtiha klubet u dorëhoqën nga projekti pasi pa se tifozët nuk e donin diçka të tillë dhe shumë prej liderve botërorë dolën kundër kësaj nisme.

Gjithsesi edhe pas tërheqjes së shumë prej klubeve nismëtare, disa prej tyre si Barcelona apo Real Madrid, Juventus dhe Milan mbetën akoma anëtare aktive në klub. UEFA po mendon të ndërmarrë ndëshkime ndaj këtyre klubeve pasi nuk u tërhoqën akoma nga kompeticioni duke mbetur akoma aktivë.

Lajmi u dha nga rrjeti ESPN, duke shpjeguar se Uefa do të ishte e gatshme të merrte masa shumë të ashpra .

Sipas artikullit, ekziston një mundësi në tryezë për të vendosur penalltinë ndaj Milanit, Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit, pasi ata nuk e ndanë pozicionin e tyre nga ESL, duke mbetur anëtarë aktivë!

“Federata Evropiane ka kaluar 10 ditët e fundit duke diskutuar me 12 klubet në një përpjekje për të rënë dakord mbi një dënim minimal dhe për të arritur një angazhim zyrtar dhe përfundimtar që ata nuk do të përpiqen më të ndjekin rrugën e Superligës Evropiane. Deri të mërkurën, sipas burimeve, ata kanë gjetur gjuhë të përbashkët me shtatë klube: Arsenal, Atletico, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham. Ai ishte afër një marrëveshje me Interin, edhe pse nuk është arritur ende’.shkruhet në artikull.

“Katër klubet e mbetura besojnë se ata janë në një pozitë të fortë duke marrë parasysh se ata kërkuan lejen e UEFA-s për njohje dhe për të drejtuar turneun e ri dhe nuk u përpoqën të prisnin lidhjet e tyre me UEFA. Nëse 9 nga 12 klubet që u angazhuan në Super League Evropiane largohen zyrtarisht, atëherë projekti do të përfundojë zyrtarisht,” shton artikulli.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë zhvillim apo raportimi amerikan do të mbetet në një nivel teorik.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.