AktualitetFlashKryesorePolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

Mbetën jashtë Shqipërisë për shkak të pandemisë, ministria e jashtme jep njoftimin për procedurën

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë një njoftim në lidhje me shtetasit shqiptarë që ndodhen në Angli të cilët u skadon viza që kishin marrë por nuk mund të kthehen për shkak të situatës së pandemisë globale.

Ministria e jashtme shpjegon se kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

Sipas MEPJ, zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga vendi për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij. a

MEPJ udhëzon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në këtë situatë, të kontaktojnë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës së e-mailit CIH@homeoffice.gov.uk, për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar”, përfundon lajmërimi.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *