Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur mbërritjen e ndihmave të financuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të luftës me koronavirusit.
Meta ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qeverisë amerikane dhe Komandës Europiane të SHBA për asistencën humanitare duke e konsidruar situatën që po kalon vendi si kritike.
“Mirënjohje qeverisë amerikane dhe Komandës Europiane të SHBA për asistencën humanitare që i japin vendit tonë në këtë situatë kritike. ??❤️??”, shkruan Meta.
Ashtu sikurse ishte lajmëruar, kanë mbërritur në Shqipëri ndihmat e financuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të luftës ndaj pandemisë së koronavirusit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka publikuar pam,jet e mbërritjes së mjeteve dhe pajisjeve mjekësore.
Ministrja shkruan se miku i mirë njihet në ditë të vështira dhe vijon duke shprehur mirënjohjen përndihmën ndaj SHBA-ve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)