Thomas Brdarić do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë për sezonin 2020-21, teksa ish-futbollisti ka mbërritur sot në Rinas me maskën e sigurisë, natyrisht, gati për të takuar drejtuesit kuqeblu dhe firmosur kontratën që do ta bëjë pasuesin e Dedes.
Brdaric vjen pasi është zgjedhur nga drejtori sportiv Matko Djarmati. Gjatë karrierës së tij futbollistike ai ka luajtur në shumë klube, si Stuttgart, Fortuna Düsseldorf, Fortuna Köln, Bayer Leverkusen, Hannover 96 dhe Ëolfsburg.
Ai ishte pjesë e ekipit kombëtar gjerman me të cilin mori pjesë në Kampionatet Evropiane 2004 dhe Kupën e Konfederatave të FIFA 2005. Sonte ai ka darkuar edhe me një nga donatorët e klubit.