Ish zëvendës presidenti Amerikan, Mike Pence ka mbërritur në Shqipëri ditën e sotme ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më herët.
Pence ka vendosur që vizitën e tij ta nisë në Manzë, në kampin “Ashraf 3” ku strehohen opozitarët iranianë.
Mësohet se ish-zv.Presidenti Pence është pritur nga shumë politikanë shqiptarë të të gjitha kaheve politike, si Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Belind Këlliçi, Mimi Kodheli, Bujar Leskaj, e shumë deputetë të tjerë të të tre forcave politike.