AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Mbërrin në gjykatë për vendimin, Saimir Tahiri bën gjestin altruist me kameramanin (VIDEO)

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur rreth 30 minuta më parë në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për t’u mësuar me vendimin përfundimtar që do të merret ndaj tij lidhur me akuzat të cilat e kanë përfshirë në një proces të tejzgjatur gjyqësor.

Ndërsa ndodhej në shoqërinë e avokatit të tij, Maks Haxhia, tek porta e Prokurorisë është përplasur me një nga operatorët që po filmonte hyrjen e tij, teksa ish-ministri ka ndaluar pasi kamera gati sa nuk ka rënë në tokë, duke e ndihmuar ta mbante.

Kujtojmë se kanë mbetur vetëm disa minuta kur Saimir Tahiri do të mësojë pas 3 vitesh vendimin që do të ndërmerret ndaj tij, ku më herët Gjykata e Shkallës së Parë kishte kërkuar 12 vite burg por për shkak të kërkesës të të pandehurit për gjykim të shkurtuar, dënimi do të përkonte në 8 vite.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *