AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Mbërrin letër-porosia nga Italia, rihapen hetimet për avionin e rrëzuar në Ishëm

Nga një letër-porosi e mbërritur tek drejtësia shqiptare nga autoritetet italiane kanë bërë që të rihapen hetimet për dosjen e avionit të rrëzuar në Ishëm.

Në dokumentin e firmosur nga autoritetet e drejtësisë italiane, thuhet se janë renditur emrat e bashkëpunëtorëve të pilotit italian në trafikun e drogës

Mësohet se lista e personave të dyshuar është në duart e Prokurorisë ndërsa dyshohet se janë persona nga zona e Fushë-Krujës.

Ka dyshime se kur avioni u rrëzua në pistë, ka gjasa të jetë ngarkuar më shumë sesa mund të transportonte. Kjo do të rezultonte se gjatë tentativës për tu larguar pësoi defekt dhe ngeci në grykëderdhjen e lumit të Ishmit

Më 26 janar të vitit 2017, piloti i tij, italiani Guido Guidi, u largua nga vendi pas rreth pesë muajsh qëndrim në Shqipëri. Largimi i tij erdhi dy ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ti rikthejë pasaportën pasi prej shtatorit i ishte sekuestruar.

Pavarësisht deklarimeve kontradiktore të tij, hetuesit nuk arritën të gjejnë asnjë provë që ta lidhte pilotin me trafikun e drogës.

“Unë kam gabuar por nuk jam kriminel. Unë kisha për të parë një pistë. Ndoshta do të përdorej për marijuanën”, kështu e nis shkrimin e saj Corriere della Sera, gazetari i së cilës Andrea Galli i ka marrë një intervistë pilotit italian Andrea Guido Guidi më shumë se dy vite më parë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *