Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Mbërrijnë shqiptarët e parë të bllokuar jashtë vendit, karantinohen për 14 ditë

Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në aeroportin Nënë Tereza në Rinas avioni i parë me shqiptarët që jetonin jashtë vendit ndërsa mësohet se të gjithë të riatdhesuarit do të karantinohen për 14 ditët e ardhme.

Grupi i parë nga Roma erdhi me avionin e kompaisë “Air Albania”, “Lasgushin”.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është shprehur më herët se janë mbi 1300 persona që kishin mbetur jashtë vendit që do të riatdhesohen dhe se biletat do paguhen nga shteti.

Ministri në detyrë Gent Cakaj është nisur ditën e sotme drejt Italisë bashkë me 30 mjekë e infermierë që do të ndihmojnë kolegët e tyre për një muaj me radhë në luyftën ndaj koronavirusit në Bergamo, ndërsa pjesë e axhendës së tijishin edhe riatdhesimi i shqiptarëve të bllokuar në vendin fqinj por jo vetëm.

Mësohet se të gjithë shtetasve u janë bërë kontrolle në lidhje me dyshimet e mundshme mbi mbartjen e ndonjërit prej tyre të pandemisë së koronavirusit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *