Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Banorët e Astirit në studio/ PS largon urgjentisht përfaqësuesit e saj nga emisioni në Top Channel

Mbrëmjen e sotme emisioni “Open” në Top Channel ka nisur rreth 10 minuta me vonesë.

Shkak është bërë tërheqja në momentin e fundit të përfaqësuesve të qeverisë nga tryeza e debatit ku do të flitej për protestat e banorëve të Astirit dhe çështja e Teatrit Kombëtar.

Por sapo në studio ka hyrë një grup i banorëve të Astirit, janë larguar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku dhe drejtori i ARRSH-së.

Ato kanë bërë disa telefonata dhe nuk kanë pranuar të përballen me banorët e Astirit që protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre. Në studio ka mbetur vetëm gazetari Andi Bushati dhe zyrtari i PD-së, Jamarbër Malltezi

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *