Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sapo kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dozat e para të marrëveshjes me Pfizer për 22.230 vaksina.
Sipas fjalës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pak ditë më parë, në javën e parë të muajit Prill ishte parashikuar të mbërrinin 7 mijë doza të Pfizer.
Rama:
? Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do lëvrohen deri në 20 prill?
Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv???
(R.G/Faxweb.al)