Gazetarja e njohur Fiori Dardha në profilin e saj në Instagram ditët e fundit, ka hedhur një kolazh me foto;
Fotot nga ditëlindja e 6-të e të birit, fotot e martesës së saj që të një viti më parë, ndërsa dje ajo ka postuar edhe tortën e ditëlindjes me numrin 38 – vitet e lindjes, të cilat ajo kurrë nuk i ka pasur problem t’i ndajë me të gjithë.
Ndërkohë që redaksia e “Boom” ka menduar ta surprizojë Fiorin me buqeta me lule dhe dhurata. Gjithashtu mikja e saj Rozana Radi, i ka dedikuar Fiorit një urim special në Instagram, duke i kujtuar rrugëtimin e një miqësie që, për fatin e tyre të keq, nuk ka qenë aspak e lehtë, por është nga ato për të cilën ia vlen gjithmonë të sakrifikosh.
(M.Q/Faxweb.al)