Olsian Çela, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, takoi ditën e sotme ambasadoren Urzula Gacek, shefe e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
Pikat kyçe që u diskutuan në këtë takim ishin njohja e rolit te prokurorisë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, garantimi i integritetit të personave që zgjidhjen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike dhe hetimi i veprave penale në fushën e zgjedhjeve nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.
Gjatë takimit Prokuroria e Përgjithshme diskutoi edhe pjesën e ndhmës që kjo prokurori ofron në funkion të përmbushjes së misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, shkëmbim informacioni dhe kordinimin e aktiviteteve para dhe deri në fund të proçesit zgjedhor.
Në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore për mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore, Prokurori i Përgjithshëm në datë 31 mars 2021 nxorri udhëzimin e përgjithshëm “Për disa ndryshime e shtesa në udhëzimin e përgjithshëm Nr.3, dt. 21.06.2019 “Mbi masat administrative dhe procedurale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm në periudhën para dhe pas zgjedhore”, shpërndarë të gjitha prokurorive.
Njoftimi i plotë:
Prokurori i Përgjithshëm takon shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Tiranë, 12 prill 2021. Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Olsian Çela priti sot në një takim shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Ambasadoren Urszula Gacek. Delegacioni I OSBE/ODIHR-it u njoh me rolin e prokurorise në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ecurinë e procesit të zbatimin e ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksionet publike” dhe hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.
Në takim u diskutua edhe mbi ndihmën që mund të ofrojë Prokuroria e Përgjithshme në funksion të përmbushjes së misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, koordinimin e aktiviteteve dhe shkëmbimin e informacioneve përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.
Në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore për mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore, Prokurori i Përgjithshëm në datë 31 mars 2021 nxorri udhëzimin e përgjithshëm “Për disa ndryshime e shtesa në udhëzimin e përgjithshëm Nr.3, dt. 21.06.2019 “Mbi masat administrative dhe procedurale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm në periudhën para dhe pas zgjedhore”, shpërndarë të gjitha prokurorive.
(H.H/Faxweb.al)