Ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, është vendosur masa “Arrest me burg” për 32-vjeçarin Marjus Musaku, i cili akuzohet se mbajti peng dhe përdhunoi Ersida Dyrmishin. Sot togat e zeza kanë vendosur që ta mbajnë në burg, ndërkohë që do të gjykohet për veprat penale: “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Musaku u arrestua në flagrancë nga blutë e qytetit të Durrësit pasi prej 9 ditësh mbante peng nën kërcënimin e armës në një hotel Dyrmishin. 30-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve të mitur u deklaruar e humbur nga bashkëshorti i saj më datë 25 korrik, e nuk u bë e gjallë për 9 ditë.
Musaku dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të renë, duke e kërcënuar dhe për jetën e familjarëve të saj. Por në Gjykatë, ai e ka mohuar se e ka abuzuar seksualisht, duke u shprehur se në fakt kishin një histori me njëri-tjetrin: Ajo ka ardhur me dëshirën e saj. Ne kemi një hsitori dashurie, kemi qenë bashkë këto ditë. Nga ana tjetër, Dyrmishi deklaron se e njihte Musakun, por nuk preferon t’i vendosë një emër tjetër njohjes së tyre.