Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Mbaje mend këtë që po të themi..”, identifikohet numri nga i erdhi kërcënimi drejtorit të Burgjeve Agim Ismaili (DETAJE)

Agim Ismaili, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës.

Ndërkohë Ismaili është kontaktuar nga ‘Fax News’, por nuk ka pranuar të prononcohet, ndërsa ka shtuar se ja ka lënë në dorë organeve të drejtësisë.

Deri më tani dihet se Ismaili ka marrë një mesazh ku një person i paidentifikuar i thotë: E ke tepruar shumë. Kudo që të jesh, ne sërish do të vëmë bombën. Mbaje mend këtë që po të themi.

Ky është mesazhi që ka mbërritur në telefonin e drejtorit të Burgjeve Agim Ismaili disa ditë më parë teksa ky i fundit ka bërë edhe kallëzim në polici por ende nuk është zbuluar personi që ka dërguar mesazhin. Është bërë i mundur identifikimi i numrit nga është dërguar SMS dhe po punohet për gjetjen e vendndodhjes nga është nisur dhe autorit.

Kjo është hera e dytë që Ismaili kërcënohet. Herën e parë ka ndodhur në dhjetor të 2019. Ka dyshime që kërcënimi të jetë bërë nga familjarë e të dënuarve në regjimin “41 bis” por një pistë e tillë nuk konfirmohet ende zyrtarisht.

(R.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.