Katër protestues që u arrestuan ditën e djeshme në protestën e mbajtur nga banorë të fshatrave Thirrë dhe Sang vazhdojnë të mbahen në Komisariatin e Policisë Lezhë prej 30 orësh.
Familjarët e tyre së bashku me aktivistë të Vetëvendosjes kanë shkuar përpara komisariatit duke kërkuar lirimin e të afërme të tyre.
Ditën e djeshme, një protestë u zhvillua nga banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang të Njësisë Administrative Fanë, Bashkia Mirditë, kundër ndërtimit të një HEC-i dhe të një fabrike uij në zonë.
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkuan kësaj proteste. Ata bllokuan rrugën e Kombit për disa minuta në formë simbolike.
Policia ndërhyri duke shoqeruar në Komisariat 33 persona, mes të cilëve dhe gazetarin e Fax Neës, Preng Gjikola. Skandali u thellua më tej teksa Policia e mbajti gazetarin për mbi 4 orë në komisariat dhe nuk bëri reagim zyrtar në lidhje me arsyen përse një gazetar shoqerohet në krye të detyrës.
Shumica e të shoqeruarve u lanë të lirë, por 4 prej tyre mbetetn në burg, konkretisht Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë dhe Etnik Berisha, 22 vjeç, Endrit Bytyqi, 21 vjeç dhe Çlirim Gerbeshi, 22 vjeç, banues në Kosovë.
(E.H/Faxweb.al)