Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Teatri i ri do të kushtojë midis 23 deri 28 milionë euro”, shpèrthen gazetari ndaj nënkryetarit të bashkisë: Po kush në të sèmës jeni ju?

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku teksa po fliste për shembjen e teatrit kombëtar është përplasur mbrëmjen e sotme me analistin Andi Bushati.

Gazetari e ka pyetur nënkryetarin e bashkisë se sa do kushtojë Teatri i ri?

Mazniku ka treguar se projekti nuk është detajuar ende por ka thënë se “Teatri i ri do të kushtojë midis 23 deri 28 milionë euro. Por detajet e projektit dhe projekti nuk është detajuar akoma”, tha nënkryetari i Bashkisë.

Kjo përgjigje i ka mjaftuar gazetarit Bushati i cili ndërhyri menjëherë

Po kush në të sèmës jeni ju që me taksat tona do na zgjidhni sa do na kushtojë, sa do paguajmë. Se këtë do ta bënte Fusha, ju pa tender si përcaktoni sa do paguhet,-” është shprehur i revoltuar gazetari Bushati.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *