Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Mazhoranca kërkon shkarkimin e Presidentit/ Zbardhen pyetjet finale për Komisionin e Venecias

Fax News ka siguruar shkresën që Kuvendi i ka dërguar Komisionit të Venecia për hetimin e presidentit të Republikës Ilir Meta dhe emërimin e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi ka drejtuar 6 pyetje, të cilat kanë pësuar ndryshime nga ato që u lexuan në mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimor të drejtuar nga Ulsi Manja për shkarkimin e Presidentit.

Në shkresë, ekspertët e Venecias pyeten nëse është i ligjshëm emërimi i një gjyqtari kushtetues, pas 30 ditëve që parashikon ligji dhe jashtë listës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, siç ndodhi në rastin e Marsida Xhaferllarit.

Më tej pyetet sesa legjitime janë vendimmarrjet e një gjykate të plotësuar në një mënyrë të tillë dhe a konsiderohet i emëruar një gjyqtar të cilin presidenti refuzon ta emërojë?

Po ashtu edhe forma e ndjekur nga Arta  Vorpsi për të bërë betimin te noteri është objekt interpretimi nga Venecia.

Në shkresën drejtuar Xhani Buquicchio, renditen edhe akuzat e kreut të shtetit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, si dhe pretendimet e mazhorancës se ai e dubloi këtë këshill.

Kliko për të lexuar letrën e Kuvendit, dërguar Komisionit të Venecias

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *