I ftuar në studion e FaxNews për të folur çeljen e negociatave të vendit me BE-në, është Aleksandër Biberaj ish-deputet i PD-së.
Biberaj ka folur për qëndrimin e Francës, e cila është kundër hapjes së negociatave. Ish-deputeti shprehet opozita gjithmonë ka lobuar gjithmonë për hapjen e negociatave.
Ai thotë se në shqipëri niveli i përfaqësimi është ordiner. Gjithashtu, ai thekson se fajin për mos hapjen e negociatave i mbetet maxhorancës, pasi opozita ka kohë që nuk është pjesë e qeverisë.
Më tej, ish-deputeti vijon se nëse vendimi për hapjen e negociatave do të negative, maxhoranca të mbajë përgjegjësi. Ndërsa thotë se vendi të hyjë në zgjedhje të parakohëshme.
“Dihet tani më qëndrimi i Francës, i cili na penalizon. Por siç dihet, vendi nuk ka plotësuar asnjë kusht, dhe duhet që gjithësesi të respektohet qëndrimi i Francës. Opozita gjithmonë ka lobuar gjithmonë për hapjen e negociatave. Zhvillimet e brendshme të vendit ndikojnë në procesin e hapjes së negociatave. Në shqipëri niveli i përfaqësimi është ordiner.
Biberaj ka komentuar edhe video-mesazhin që kryeministri Rama i ka drejtuar Francës ku shprehet se Emanuele Macron nuk është i gatshëm që të zgjerojë BE-në pa pasur më parë një reformim të vetë BE-së, Biberaj tha se kryeministri duhej të ishte treguar më racional.
“Unë mendoja se do të ishte më racional. Hapja e negociatave varet nga suksesi i plotësimit të kushteve. Në rastin konkret, vendi s’ka plotësuar kushtet. Gjermania ka qënë me një videon të qartë dhe i falenderojmë. Duhet që Shqipëria të nis plotësimin e 9-të kushteve. Unë dëshirojë shumë që të gjithë vendet ti bashkëkohen Gjermanisë. Por gjithçka do të varet nga plotësimi i kushteve të vendosura. Të gjithë jemi dakort, se ne kemi dështuar me reformat.”
I pyetur nga gazetja, se Rama në video mesazh tha se Franca do kishte të njëjtin mendim edhe nëse vend të Shqipërisë do të ishte një vend tjetër, Biberaj shprehet se “Nëse kryeministri merr për sipër të flas për 28 vende, atëherë unë nuk e marrë përsipër. Nëse gjendja e vendit do të ishte e shkëlqyer atëherë kryeministri duhej të ishte i lumtur.
Këto janë zhvillime dinamike që nuk parashikohen nga askush. Një nga kushtet e Bundestagut Gjerman është zgjidhja e krizës. Nëse vendimi do të jetë negative nga BE, maxhoranca të mbajë përgjegjësi. Dhe sigurisht do të hyjmë zgjedhje të parakohëshme.”
Ish-deputeti, gjithashtu u shpreh se fajin për mos hapjen e negociatave i mbetet maxhorancës, dhe se opozita nuk asgjë lidhje me mos hapjen e negociatave
“Fajin e ka maxhoranca, për mos hapjen e negociatava. Opozita nuk asgjë lidhje me mos hapjen e negociatave. Nuk bëhen shkak protestat e opozitës. Siç ka thënë edhe Churchill, fajin e ka qeverisja. Gjithçka varet nga qeveria, sepse opozita është jashtë qeverisë. Nëse fajësohet opozita, ky është një justifikim i rëndë.”
(K.H/Faxweb.al)