Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka firmosur dëbimin një të riu nga Italia. Në një postim në rrjetet sociale, zv.kryeministri Italian shprehet se shqiptari është anëtar i një qendre kulturore islamike dhe konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit.
“Firmosa dekretin e dëbimit për një 43-vjeçari kosovar M.M, banues në afërsi të Sienës, anëtar i një qendre kulturore islamike dhe konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit. Larg Italisë ata që duan ta fusin luftën në shtëpi!,”-shkruan Salvini.