Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Mattarella ndez dritën jeshile për krijimin e qeverisë së re, mandatohet për Kryeministër Giuseppe Conte

Presidenti italian Sergio Mattarella ka mandatuar pasditen sotme Giuseppe Conten për krijimin e qeverisë së re.

Pas një takimi 2 orësh që zhvilloi presidenti pasditen e sotme me Contin, i dha mandatin e Kryeministrit.

Kujtojmë se  Giuseppe Conte u propozua për postin e kryeministrit nga Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord, dy partitë e koalicionit qeveritar në Itali.

Gjatë orëve në vijim pritet me mjaft interes lista e Ministrave që do të përbëjnë qeverinë e re italiane e me një vëmendje të veçantë ndaj posteve kyçe dhe  më problematike për vendin si Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Thesarit dhe  Ministria e Brendshme.

Ai e ka pranuar mandatin edhe pse me disa rezerva. Pasi u mandatua ai ka thënë se do jë jetë avokat i popullit.

 (E.V/Faxweb.al)

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.