Kanë dalë detaje të reja, nga momneti i kapjes së autorit Ridvan Zykaj, i cili vrau 8 persona të fisit të tij, në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.
Nga burimet e policisë bëhet me dije se 24-vjeçari është kapur duke dalë nga një shkurre dhe për shkak të lëvizjes, ka rënë në gjurmët e policisë.
Ku ka parë policinë mësohet se ka tentuar të rrembeje automatikun që kishte me vete, armën e krimit, nderkohë që nga policia i është bërë thirrje, “Dorëzohu hidh armën”.
Mësohet se në momnetin e arrestimit Ridvani Zykaj nuk ka shfaqur asnjë shqetësim dhe më pas është shoqëruar nga forcat e policisë për në komisariatin e Vlorës.
Kujtojmë se rreth orës 18.00 të ditës së djeshme Ridvan Zykaj shkrepi kallashnikovin në 8 persona të cilët ishin të afërmit e tij.
Viktimat janë
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 9 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit).
(E.V/Faxweb.al)