Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Mashtrimi në Durrës i të riut nga e dashura virtuale, policia hedh dyshime: Mund të jetë një sajesë e të dyve

Përsa i përket ngjarjes së mashtrimit në Durrës ku Enertila Beqja u akuzua se mashtroi një të ri nga Facebooku duke i marrë shumë prej 6 milionë lekësh kanë dalë detaje  të reja. 

“Shuplaka” mëson se lidhur me ngjarjen e zhvatjes  së 60 milionë lekëve ndaj 30-vjeçarit nga Manza grupi hetimor ka hedhur edhe pistën se kjo ngjarje mund të jetë një sajesë mes 2 personave të përfshirë.

Grupi hetimor këtë e arsyeton duke theksuar se është pothuajse e pamundur logjikisht, që 2 persona që jetojnë afër njëri tjetrit e të mos identifikohen apo takohen përballë në 2 vite njohje.  Po kështu aq më pak të mos identifikohet nga i riu se fotoja në profilin e saj të Facebook-ut ishte false. 

Kush ishte ‘’viktima” e mashtrimit:

Barush Ahmeti, drejtor i postës në Manëz e ka kuptuar lojën e 27- vjeçares dhe e ka denoncuar atë në polici. Policia bëri me dije se është duke hetuar në lidhje me mashtrimin financiar të bërë nga 27-vjeçarja Enertila Beqja, e arrestuar për mashtrimin prej 6 milionë lekësh të vjetër.

Vajza kishte pikasur që djali ishte mirë nga gjendja ekonomike, pasi vetë ai punonte në një institucion shtetëror dhe vëllezërit i kishte emigrantë në Itali e Gjermani.

Këtu ajo nisi “sulmin” duke i kërkuar para, bizhu e veshmbathje. I riu është prekur nga hallet e vajzës, e cila i shkruante se familja e saj ishte në gjendje të vështirë ekonomike.

Kështu, altruizmi i tij e kaloi cakun duke i besuar së resë shumën e 60 milionë lekëve, ndonëse ajo gjente mënyra për ta evituar takimin prej më shumë se dy vitesh me të. (J.V/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.