Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 7 të arrestuarit për mashtrimin me TVSH-në, për 13 kompani që lëshuan 1.2 mld lekë fatura fiktive dhe i vodhën shtetit mbi 3 mln euro.
Gjykata ka lënë në burg Amarildo Hasrama, Besim Ruçi dhe Ajet Aluku, dhe Nelit Mihola, pronarë subjektesh. Gjykata vendos arrest shtëpie për Bledar Gupen, Xhersi Sulajn dhe detyrim paraqitje për Anxhelo Ruçin. Po ashtu gjykata ka vendosur arrest në burg dhe për Nelit Miholën, i cili është në kërkim.
13 subjektet fiktive, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryen një skemë mashtrimi me TVSH. Ndërkohë Besim Ruçi, i cili u la në burg është ish-kanidat i PS-së për deputet në zonën e Farkës.