Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

Masat ndaj pandemisë prekin edhe bujqësinë, ministri këshillon homologët: Të mos gjendemi përpara të papriturave

Masat parandaluese të marra si pasojë e pandemisë globale kanë prekur edhe sektorin e bujqësisë pasi nga aty del shporta e ushqimit. Kështu ministri shqiptar i bujqësisë Bledi Çuçi ka zhvilluar një në video-konferencë me ministrat e Bujqësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku ka kërkuar që të shmangim vonesat në pikat e inspektimit kufitar dhe masat që duhet të ndërmarrim për të amortizuar efektet e kësaj krize. Merrnin pjesë gjithashtu edhe ministrat e dy vendeve të BE-së, Kroacisë dhe Sllovenisë.

Propozova gjithashtu monitorim nga afër të nivelit të prodhimit dhe furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore në vendet e rajonit në mënyrë që të mos gjendemi përpara të papriturave pasi askush nuk di të thotë se sa do të zgjasë beteja me Covid-19″,- tha ndër të tjera ministri Bledi Çuçi.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i njohu homologët e tij me masat që ka ndërmarrë Shqipëria për vijimin e import-eksportit dhe aktivitetit normal në zonat rurale dhe sektorin e agrobiznesit. Në mënyrë që të mos ketë vonesa në furnizimin me ushqime, Shqipëria ka kufizuar në minimum periudhën e inspektimit në pikat kufitare. Të njëjtën gjë ministri Çuçi kërkoi edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë këtij takimi propozova gjithashtu monitorim nga afër të nivelit të prodhimit dhe furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore në vendet e rajonit në mënyrë që të mos gjendemi përpara të papriturave pasi askush nuk di të thotë se sa do të zgjasë beteja me Covid-19.  Në këtë situatë është shumë e rëndësishme që vendet tona të respektojnë parimet për tregtinë e lirë në rajon, si dhe të komunikohet rregullisht përmes kësaj platforme për iniciativat e reja dhe paketat e politikave për të mbështetur fermerët dhe përpunuesit në këtë periudhë”, është shprehur ministri Çuçi

Ai tha gjithashtu se krahas masave përkatëse që merr çdo vend në mënyrë të pavarur, është gjithashtu e rëndësishme të dëshmojmë solidaritet dhe të funksionojmë si një treg i vetëm.

Përmes kësaj platforme të krijuar tashmë, ne do të informohemi reciprocikisht për nismat e qeverive të vendeve tona dhe paketat mbështetëse për sektorin bujqësor, në mënyrë që të minimizojmë efektet e krizës së shkaktuar nga kjo pandemi”, theksoi ministri Çuçi gjatë komunikimit online me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Kroacisë e Sllovenisë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *