Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e strukturave shtetërore, po ndjekin nga afër dhe kanë marrë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e vartësisë së saj, bazuar nga udhëzimet e nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Instituti i Shëndetit Publik dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Janë marrë masa për rritjen e vigjilencës dhe kryerjen e kontrolleve mjekësore në reparte dhe struktura ushtarake nga personeli mjekësor.
Është filluar procesi i evidentimit të personelit ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit.
Ka filluar procesi i sensibilizimit të personelit ushtarak dhe civil të Forcave të Armatosura rreth masave higjenike-sanitare.