Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Masat kufizuese kundër Covid po lehtësohen, por a mund të sillemi si më parë/ Flet eksperti i imunologjisë

Pjesa më e madhe e botës tashmë është duke lehtësuar masat kufizese kundër covid, por dihet që gjërat nuk janë më si më parë dhe ne nuk mund të sillemi më njësoj. Shum njerëz kanë pyetje rreth mënyrës sesi do të sillemi.

Profesor i imunologjisë nga Universiteti i Massachusetts Erin Bromage, ka treguar për CNN nëse do të kemi më shtrëngim duarsh apo përqafime pas pandemisë.

Bromage për sa i përket shtrëngimit të duarve thotë se kemi mundësi ta bëjmë sërish këtë gjë, eventualisht, dhe se na duhet një trajtim më i mirë përpara se t’i kthehemi sërish normalitetit.

Ndërsa, sa i përket përqafimeve, profesori tregon mënyra inetersante dhe jo të rrezikshme për bërë këtë gjest.
“Personi që kontrollon infeksionet tek unë thotë që jo. Por, mbeten mënyra për ta bërë nëse jeni në një komunitet ku prevalenca aktuale e virusit është mjaft e ulët, mundeni.

Një fëmijë që përqafon një gjyshe mund ta përqafojë rreth belit. Kjo pasi fytyrat e tyre nuk kanë mundësinë të bëjnë në kontakt. Më pas dezinfektohen duart. Ka mënyra krijuese për të qenë në gjendje të përqafojmë me përgjegjësi dhe të zvogëlojmë rrezikun…Për sa kohë që nuk e kthen kokën drejt personit që po përqafon dhe mban maska… thjesht sigurohuni që të lani duart. ”

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *