Drejtori i KESH Ergys Verdho ka folur në “Eko Fax” për masat e qeverisë për të rritur burimet e diversifikimit.
Ai tha se që në datën 1 janar të këtij viti KESH eshte i detyruar të përmbush detyrimet për shërbimin publik dhe të gjejë mundësi të reja gjeneruese, sic janë tasmë dy anijet në Vlorë, ku u deshën të paktën 8 muaj negociim për ti pasur në funksion.
Sa i takon importit, ai tha se ka kushtuar 350 mln euro, ku KESH i ka përballuar deri në korrik të këtij dhe më pas i është drejtuar qeverisë.
Verdho: Masat konkrete që në tetorin e vitit të kaluar, kemi mbledhur komitetin e energjisë.
Që në datën 1 janar të këtij viti KESH eshte i detyruar të përmbush detyrimet për shërbimin publik.
Pike tjeter nga VKM është që eshtë gjeje njësi te reja gjeneruese. Në janar është bërë një kod për të gjetur mundësi të reja gjeneruese, që janë dy anijet në portin e Vlorës
Na u deshen 8 muaj negocim, për të pasur anijet në funksion për KESH.
Në analizën tonë, në janar çmimi me qeranë, mirembajtja dhe operimi shkonte tek 117 dollar për mega, me rritjen e bursës HFH-së sot është më pak se 200 euro. Është më pak se gjysma e vlerës së bursës
Sa ka kushtuar importi i energjisë?
350 mln euro, ku KESH i ka përballuar deri në korrik të këtij dhe më pas i është drejtuar qeverisë.