Ditën e djeshme një 19-vjeçar nga Burreli u qëllua me armë nga një makinë në lëvizje ku nga plagët e marra humbi edhe jetën ditën e sotme.
Mediat gjermane kanë publikuar emrin e të riut shqiptar për të cilin mësohet se është Keidi Pasha që nga një skenë gati si nëpër filma ka marrë 6 plumba në trup.
Atentati me pasojë vdekjen e Pashas ka ndodhur në Vorsfeldes të Gjermanisë dhe mësohet se bashkë me viktimën ka qenë dhe një person tjetër, i cili edhe ai nuk i ka shpëtuar sulmit por që është dërguar në spital dhe ndodhet në gjednje kritike për jetën.
Të dy po kalonin trotuarin në momentin që ranë pre e sulmit teksa pas atentatit automjeti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)