Autori i masakrës me 8 të vdekur në Selenicë të Vlorës, Ridvan Zykaj, është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime nga policia kane bere me dije se ai eshte pikasur ne momentin qe po dilte nga një shkurre.
Kur ka parë policinë, ka tentuar të rrëmbejë automatikun që kishte me vete, armën e krimit, ndërkohë që nga policia i është bërë thirrje, “Dorëzohu hidh armën”.
Në momentin e arrestimit, ai nuk ka bërë rezistence, është shfaqur i qetë dhe ka kërkuar të pijë ujë.
Në momentin e arrestimit ai i është drejtuar policisë me fjalët: “Bravo më kapët’, dhe krejt i qetë ka pranuar arrestimin.
Në operacion morën pjesë 500 punonjës policie nga Tirana, Fieri dhe Vlora të cilët ishin në terren për të vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 8-fishtë në Resulajt të Selenicës, 24-vjeçarin Ridvan Zykaj.
“Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës”- njofton policia.
VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 9 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit
(M.Q/Faxweb)