Gjykata e Fierit ka vendosur masën e vlerësimit “árrest me bùrg” për 31 vjeçarin Elton Meta nga fshati Peshtan në Fier, i cili pak ditë më parë tentoi që të vríste veten në shtëpinë e të vjehrrit.
Prokuri i çështjes Çlirim Sinaj ka kërkuar masën e árrestit me bùrg për 31 vjeçarin që është kthyer në vendim nga gjyqtari Ergys Selmani ku rëndojnë 4 ákuza: Kánosje; kundërshtim i punonjësve të pòlicisë; ármëmbajtje pa leje dhe dhùnë në familje.
Mësohet se Meta është shprehur në Gjykatë se gjithçka e ka bërë për shkak të së bijës 18 muajshe, pasi ai nuk jeton dot pa të. ”Po si mund të jetojë një baba pa vajzën e tij?”, mësohet të jetë shprehur Meta në Gjykatë.
Në gjykatë avokati kishte kërkuar masë lehtësuese ndaj klientit të tij, pasi sipas mbrojtjes i riu nuk kishte tentuar të vríste askënd, por për shkak të gjendjes së rënduar donte ti bënte keq vetes së tij.
Pasi bashkëshortja e tij ishte larguar nga banesa 31-vjeçari kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike, dhe prindërit e tij thanë për mediat se ai ishte larguar në drejtim të Malit të Tomorrit në Berat, ku kishte qendruar për disa ditë.
Mësohet se një nga shkaqet që e kishte shtyrë bashkëshorten e Metës të largohej nga shtëpia, ishte fakti se të tjerët i thoshin se Eltoni kishte 3-4 dáshnore.
(E.K/Faxweb.al)