Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ditën e sotme në një postim në “Facebook” duke akuzuar Ambasadën Amerikane në Tiranë se ky institucion po ju mësohen të rinjve martesat gay dhe legalizimi i drogërave.
Pas këtij postimi i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i aktivistiti të LGBT-së Kristi Pinderi i cili e ka quajtur Manjanin si një nejri të paditur.
“Unë mund ta kuptoj bezdinë dhe parehatinë që mund të ketë Ylli ndaj gjërave që nuk i kupton si martesat gej. Por nuk kuptoj si vazhdon të jetë rehat me paditurinë e vet e ta shpallë atë botërisht? Çfarë fiton kur i thua botës sa shumë i paditur dhe injorant je?,” shkruan ai.
Çfarë shkroi më parë Manjani
“Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!!
Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.
Ky lajm u pëçua dje.
Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!
Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!
Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b…..!
Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!
Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!
Më mirë të rrinë në kafene”