Me sa duket historia e ngjarjes Kavajës është nga ato të cilat kanë një zhvillim të gjatë dhe duke u hetuar dalin në dritë detaje të reja, kjo për faktin se sipas informacioneve mësohet se Marsida Qatja është marrë zyrtarisht nën hetim Prokuroria e Durrësit.
Qatja po hetohet nga prokuroria për përshtatjen e banesës së saj në mbajtjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike në bazë të nenit 285/a.
Por çfarë parashikon ky nen për raste të ngjashme?
Sipas këtij neni, ndalohet përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike, dhe se personat që kryejnë shkeljen e kësaj vepre penale rrezikojnë deri në 5 vjet burg.
Shtuar kësaj, rezulton edhe fakti se Qatja në pyetjet e herëpashershme që është marrë nga autoritetet, është treguar kontradiktore në deklarata.
Ndryshe nga sa ka thënë publikisht, 30-vjeçarja ka pohuar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë. Ajo ka theksuar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka marrë kokainë, të cilën e kishte sjellë miku i saj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)