13:08 | 01/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Marrëveshja për targat, ​Lajçak takohet me Kurtin dhe Vuçiçin javën e ardhshme

23:02 | 01/12/2022
në Kosova, Te Gjitha
0
Lajçak nis sot vizitën në Kosovë, zbardhet axhenda e tij

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Lajçak ka thënë se ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për t’u siguruar që të dyja vendet po respektojnë marrëveshjen për targa.

Gjatë këtyre takimeve, sipas Lajçak, temë diskutimi do të jetë edhe hapat e ardhshëm për normalizim të marrëdhënieve sipas planit franko-gjerman.

“Pra, për momentin jemi pozitiv dhe mendojmë se realisht nuk duhet të përballemi me një krizë tjetër në terren por duhet të fokusohemi në normalizim të marrëdhënieve. Për t’u siguruar që po e shfrytëzojmë këtë moment, po planifikoj që javën tjetër të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin, për të takuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç për të diskutuar hapat e ardhshëm të normalizimit bazuar në dokumentin që unë e kam paraqitur në muajin shtator, si dhe në komentet që kemi marrë nga Prishtina dhe Beogradi javëve të fundit .Dhe tani po planifikoj të vij javën tjetër për të vazhduar diskutimin tonë bazuar në këtë propozim mbi këto komente dhe për të folur për hapat e ardhshëm dhe më pas të përgatitet takimi i radhës i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq i cili do t’i kushtohet plotësisht këtij propozimi dhe procesit të normalizimit. Dhe ne po diskutojmë edhe datat e mundshme të takimit të ardhshëm.”, ka thënë në Kanal10 emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak ka thënë se ata iu besojnë partnerëve për zbatimin e marrëveshjes për targat por BE-ja po vazhdon ta monitorojë zbatimin e saj.

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se me marrëveshjen e fundit të 23 nëntorit, nuk do të ketë më afate kohore por, që palët e përfshira do të fokusohen në planin më të gjerë.

Lajçak në një intervistë në Politiko në Kanal10, u shpreh se me tensionet e krijuara së fundmi, ishte pamundur që palët të fokusoheshin në normalizim të marrëdhënieve.

“E para, pesë muajt e fundit kemi punuar me afate, gjithmonë përballemi me një afat i cili rrezikon të ketë pasoja të rënda për stabilitetin dhe sigurinë në terren. Njëherë kishim afat 1 gushtin, më pas 1 shtatorin, 1 nëntorin dhe 21 nëntorin. Kështu që harxhuam shumë kohë dhe energji për t’u siguruar që të ruajmë qetësinë në terren, veçanërisht në Veri të Kosovës. Dhe sigurisht, ishte e pamundur të fokusoheshim në çështje të tjera, veçanërisht në çështjen më të rëndësishme e që është normalizimi i marrëdhënieve”, tha Lajçak.

Sipas të dërguarit të BE-së, marrëveshja e fundit eviton edhe përshkallëzimin e mëtejm të tensioneve, shkruan Gazeta10.

Ai tha se propozimi franko-gjerman, do të jetë fokusi kryesor në takimet e ardhshme në Bruksel.

“Urgjentisht do të fokusohemi në normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit që ia kam paraqitur kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në shtator me mbështetjen e fuqishme të përfaqësuesve të Gjermanisë dhe Francës. Prandaj kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme”, ka shtuar Lajçak. KosovaPress.

 

Pas

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Flet për herë të parë Taulant Balla

Para

Moti i keq shkakton viktima dhe dhjetëra të zhdukur në Brazil, evakuohen qindra banorë

Para
Moti i keq shkakton viktima dhe dhjetëra të zhdukur në Brazil, evakuohen qindra banorë

Moti i keq shkakton viktima dhe dhjetëra të zhdukur në Brazil, evakuohen qindra banorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Autori i ngjarjes është shqiptar, plagosi një 30-vjeçar në Vienë

Pas akuzave për sulm seksual dhe tradhëti, gruaja e Dani Alves i kërkon divorcin

“Shkrirja” e gjykatave të Apelit në një, kreu i avokatisë Vlorë tregon problematikat: Duhen vite për një çështje, qytetarët do bëjnë vetëgjyqësi

Qarkullonin me armë zjarri dhe kokainë në automjet, dy të arrestuar në Tiranë(EMRAT)

Për gjumë të rehatshëm mos pini kafe pas kësaj ore

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Fierit, ja arsyeja

E rëndë në Tiranë! 29-vjeçarja ndërron jetë 4 ditë pas lindjes te “Koço Gliozheni, ja çfarë dyshohet

Incident në burgun e Drenovës, i dënuari për vrasje godet efektivin e policisë (EMRAT)

Ja sa do të jetë vlera e koeficentit të pagave për vitin 2023, Shqipëria e parafundit në listë

Demokratët me dy lista për anëtarët e KZAZ-ve, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD! Po verifikojmë dokumentacionin, vendimmarrja në përputhje me ligjin

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.