Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Marrëveshja për krijimin e qeverisë mes LVV dhe LDK-së, reagon Rama: Pres të shtrojmë në tryezë çështjen e…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas marrëveshjes së LVV dhe LDK-së për krijimin qeverisë në Kosovë.

Rama i uron suksese kolaicionit për formimin e qeverisë së re, ndërkohë që uron të ketë një bashkëpunim sa më të dobishëm dhe të sukseshëm.

Po ashtu Rama shkruan se pret me padurim të shtrojnë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë

“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tone.”– shkruan Rama.

Është nënshkruar marrëveshja për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosjse dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës

Këtë e kanë konfirmuar krerët e të dyja partive, Albin Kurti i VV’së dhe Isa Mustafa I LDK’së, në një konferencë për media.

“Kur na ndajnë vetëm një ditë nga seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën dop të zjgehdim qeverinë e re. Ne sot u takuam me kryetarin e LDK së professor Isa Mustafën, u takuam dhe u dakorduam të takohemi edhe nesër në seancë ta zgjedhim qverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen jemi marrë vesh për te gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjqsive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim”, është shprehur Kurti.

Mustafa tha se marrëveshja e nënshkruar është në interes të ndryshimeve të domosdoshme që do të ndodhin në vend.

Ne kemi arritur marrëveshje. Besoj se është një marrëveshje e mirë, është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdoshmërisht në vendin tonë. I kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe mundësitë. Ajo që dëshirojmë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e tyre”, u shpreh Mustafa.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *