18:10 | 26/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian publikon përmbajtjen e Aneksit

07:45 | 19/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian publikon përmbajtjen e Aneksit

Kosova dhe Serbia të shtunën me 18 mars kanë arritur marrëveshje për implementimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve. Përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit ka thënë se palët janë dakorduar për t’i respektuar të gjitha pikat dhe se do t’i implementojnë të gjithat.

Kryeministri Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur në Ohër është “njohje de facto”. por, Kurti kritikoi sërish Vuçiqin, se po i ik nënshkrimit të marrëveshjes. Vuçiq me gjysmë-zëri tha se “njëfarë marrëveshje është arritur”. “Jam i kënaqur për këtë, por nuk është e gjitha”, u shpreh Vuçiq. Pas dakordimit, Bashkimi Evropian ka publikuar pikat e Aneksit të marrëveshjes.

Kjo shtojcë është pjesë integrale e Marrëveshjes.

Sipas kësaj:

  • Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të implementojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.
  • Palët kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i Implementimit do të bëhet pjesë kyçe e proceseve të tyre të anëtarësimit në BE. Palët marrin shënim se menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, lehtësuesja, BE-ja do të nisë procesin për të amandamentuar Kapitullin 35 për Serbinë për të pasqyruar detyrimet e reja të Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks.
  • Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim po ashtu do të reflektojë obligimet e reja të Kosovës që burojnë nga Marrëveshja dhe Aneksi.
  • Palët bien dakord që të miratojnë si çështje urgjente Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
  • Për ta implementuar nenin 7, Kosova fillon menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të krijuar aranzhime dhe garanci specifike për të siguruar nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse në dialog, siç përcaktohet nga BE-ja lehtësuese.
  • Palët bien dakord që brenda 30 ditësh të krijojnë një Komitet të Përbashkët Monitorimi, të kryesuar nga BE-ja.
  • Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues.
  • Për ta implementuar nenin 9, BE-ja do të organizojë konferencë të donatorëve brenda 150 ditësh për të krijuar një paketë të investimeve dhe financiare për Kosovën dhe Serbinë.
  • Asnjë disbursim nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë implementuar plotësisht.
  • Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet do të implementohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.
  • Rendi i paragrafëve të këtij Aneksi është pa paragjykim ndaj rendit të implementimit të tyre.
  • Kosova dhe Serbia pajtohen të mos e bllokojnë implementimin e asnjërit nen.
  • Të gjitha diskutimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
  • Kosova dhe Serbia pajtohen se çdo mosrespektim i obligimeve nga Marrëveshja, Aneksi apo marrëveshjet e kaluara të dialogut, mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta negative për procesin e tyre përkatës të anëtarësimit në BE dhe ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.

Ndryshe, i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për aneksin e zbatimit të propozimt evropian.

Escobar e ka quajtur “marrëveshje të vështirë”, por të domosdoshme për të arritur marrëdhënie paqësore dhe afatgjata.

“Kjo, jo vetëm që hap derën për integrime më të mëdha euroatlantike për të dyja shtetet, por hap derën edhe për rajonin për të hyrë në një epokë të re të paqes”, tha Escobar para gazetarëve.

Pas

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje”, Rama për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Shpresoj që të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik

Para

Ekuadori goditet nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballë, njerëz të bllokuar nën rrënoja, raportohen të paktën 14 të vdekur

Para
Ekuadori goditet nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballë, njerëz të bllokuar nën rrënoja, raportohen të paktën 14 të vdekur

Ekuadori goditet nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballë, njerëz të bllokuar nën rrënoja, raportohen të paktën 14 të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Meta takim në selinë e PL-së Albin Kurtin: Mbështes qëndrimet e Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin

Dy varka mbyten pranë brigjeve të Tunizisë, humbin jetën 29 emigrantë afrikanë

Seanca gjyqësore e ditës së nesërme vendimtare! Ronaldo dhe Juventus, lojë për 20 mln euro

Trupat amerikane në Gjermani po trajnojnë ukrainasit për të shpëtuar njëri-tjetrin në fushën e betejës

VIDEO/ Aksidenti në Tiranë, shoferi humbi kontrollin dhe mori para dy mjete të tjera, dyshimet e para mbi ngjarjen

Si e shpreh dashurinë në një marrëdhënie çdo shenjë horoskopi

Kristjan Prenga bën histori duke marrë dy tituj, ‘shkatërron’ amerikanin në raundin e 3-të

Studenti japonez erdhi në diplomim i veshur si Zelensky në shenjë solidariteti me ukrainasit

Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë për të mos kryer testin e alkoolit, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

Ndihem sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit”, Kiara pas daljes nga “BBV”: Nuk do e harroj kurrë momentin e dasmës, do ta përjetoj njësoj sa herë ta shoh

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.