Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaEkonomiFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga SHBA merr udhë, Emiratet heqin bojkotin ndaj Izraelit

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka nxjerrë një dekret që anulon një ligj për bojkotimin e Izraelit dhe që lejon marrëveshje tregtare e financiare mes dy vendeve. Lajmi u njoftua të shtunën nga agjencia zyrtare e lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe “ËAM”.

Dekreti i Presidentit Khalifa bin Zayed Al Nahyan ka për qëllim “mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh në mënyrë që të sigurojë krijimin e marrëdhënieve dypalëshe”, bëri të ditur agjencia e lajmeve. Njoftimi vjen ndërsa kompania ajrore El Al Airlines planifikon të kryejë fluturimin e parë të drejtpërdrejtë nga Izraeli përmes aeroportit Ben Gurion të Tel Avivit drejt kryeqytetit të Emiratet e Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.

Në avion do të jetë një delegacion izraelit si dhe ndihmësit kryesorë të Presidentit amerikan Donald Trump i cili ndërmjetësoi marrëveshjen e 13 gushtit për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në mesin e zyrtarëve amerikanë që do të udhëtojnë me avionin e kompanisë ajrore El Al më 31 gusht do të jetë dhe këshilltari i lartë i zotit Trump Jared Kushner tha një zyrtar amerikan. Marrëveshja mes Izrael dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të pasohet nga bisedime në detaje si hapja e ambasadave, tregtia dhe lëvizja në vendet respektive, përpara se të nënshkruhet zyrtarisht.

Deri tani nuk ka patur lidhje ajrore mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe nuk është e qartë nëse kompania izraelite El Al do të jetë në gjendje të fluturojë mbi Arabinë Saudite, e cila nuk ka marrëdhënie zyrtare me Izraelin, për të shkurtuar kohën e fluturimit.

Në maj, një avion i kompanisë Etihad Airëays fluturoi nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Tel Aviv me furnizime për palestinezët për të përballuar pandeminë e koronavirusit, duke shënuar fluturimin e parë të njohur nga një transportues i Emiratet e Bashkuara Arabe në Izrael./VOA

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close