Kryeministri i Italisë Mario Dragi dha një deklaratë përpara disa ditësh ku e quajti Erdoganin diktator me arsyen e mosfunksionimit të protokollit ku presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen gjatë vizitës në Ankara u la mënjanë, duke mos u futur të ulej në një karrige së bashku me Erdogan e Charles Michel. Presidentja u ul më vete në një divan që ndodhej aty pranë.
Rexhep Taip Erdogan duket se nuk e ka pritur fare mirë deklaratën e Kryeministrit Italian, dhe në shenjë hakmarrjeje, ai ka firmosur që të pezullojë marrëveshjen për blerjen e helikopterëve.
Përpara se kjo marrëveshje të prishej, palët kishin rënë dakord për blerjen e 10 helikopterave ‘’AË 169”.
Kostoja totale e marrëveshjes arrinte 70 milionë euro, me mundsinë e një pakti shtesë, me një vlerë totale prej 150 milionë euro.
Për atë çka ndodhi në Ankara, Turqia këmbëngul se u aplikuan të gjitha kërkesat protokollore të Bashkimit Evropian.
(E.H/Faxweb.al)