I ftuar ne studion e Fax News ditën e sotme ka qenë Adil Mustafa, Kryetar per te Drejtat e Njeriut ne Maqedoninë e Veriut, i cili ka folur për protestat e fundit që po mbahen në shtetin fqinj për të drejta të barabarta të shqiptarëve me maqedonasit.
Sipas Mustafës, Maqedonia është shtet iliro-pellazg ku shqiptarët janë shumicë, prandaj dhe ata nuk kërkojnë gjë tjetër veccse të drejta të barabarta me popullsinë maqedonase.
Ai mori si shembull serbët në Kosovë që janë vetëm 5%, por gëzojnë shumë më shumë të drejta se shqiptarët në Maqedoni, të cilët përbëjnë 40% të popullsisë.
Mustafa madje ka shkuar dhe më tej, duke thënë se po të bëhet regjistrim real i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, atëherë shqiptarët do të dilnin në një përqindje më të madhe se maqedonasit.
Intervista:
12 protesta për të drejtat e shqiptarëve në M. Veriut?
Mustafa: Është e vërtetë që në Maqedoni shkelen të drejtat e njeriut. Maqedonia është nënshkruese për të drejtat e njeriut, pronës, dhe biznesit që në 1948, por janë shkelur të gjitha këto. Ka një pabarazi për shqiptarët, ata po vriten, po burgosen. Kemi mbetur ende pakicë dhe nuk jemi të barabartë me maqedonasit. Duam thjesht të jemi të barabartë.
Gjykime të ndryshme maqedonas, shqiptar?
Mustafa: Kam të drejtë të përmbys edhe qeverinë nëse shkelen të drejtat. Marrëveshja e Ohrit dhe Prespës nuk janë respektuar nga kjo qeveri. Ky është një gjenocid për shqiptarët. Ne duam të jemi të barabartë. Duam shqipen zyrtare dhe duam hetim ndërkombëtar për të gjitha rastet e montuara. Shqiptarët në Maqedoni e mbajnë vendin e parë vetëm për një gjë, nga 1700 të burgosur politikë, 1500 janë shqiptarë. Ne do vazhdojmë të protestojmë derisa të jemi të barabartë. Ndërkombëtaret, ndryshe u japin të drejta serbëve, ose pakicave tjera, ndryshe shqiptarëve. Ne jemi shumicë, ne jemi mbi 40%. Për ne janë fajtorë klasa politike shqiptare në Maqedoni.
A përfaqësohen shqiptarët nga faktori politik shqiptar në parlament?
Mustafa: Këto janë përfaqësues të argjinaturave që punojnë në dëm të shqiptarëve. Partitë shqiptare mbajnë në pushtet qeverinë në Maqedoni, duke punuar në dëm të shqiptarëve. Ne duhet të jemi shtet federal, vetëm atëherë mund të jemi të barabartë. Ne llogaritemi si pakicë.
Ndryshime në kushtetutë?
Mustafa: Kërkojmë ndryshime në kushtetutë. Jemi të barabartë, jemi shtetformues. Këto i pengojnë më së shumti BDI dhe BESA që varen nga argjinaturat. Punojnë në dëm të shqiptarëve. Votat blihen. Ne protestojmë dhe nuk i dëgjojmë protestuesit. Ne duam të jemi shtetformues. Po bëhet gjenocid. Ne jemi autokton në Maqedoni. Serbët e Kosovës as 5% nuk janë dhe gëzojnë shumë të drejta. Maqedonia është shtet iliro-pellazg dhe shqiptarët janë shumicë. Po të bëhet regjistrimi real në Maqedoni, vendin e parë e zënë shqiptarët.
(E.H/Faxweb.al)