Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Varianti i ri i Covid-19 i afrohet Shqipërisë, autoritetet fqinje: Nuk është identik me virusin në Angli, ka ngjashmëri mes tyre

Pas zbulimi të mutacionit të ri të Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar shumë shtete bllokuan fluturimet me Anglinë përfshirë edhe vendet e Ballkanit perëndimor.

Së fundmi varianti i ri Covid-19 është shaqur shumë pranë Shqipërisht, konkretisht  në Maqedoninë e Veriut, ku janë konstatuar rastet e reja.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar për mediat se varianti në vend që është zbuluar nuk është identik me atë në Britëninë e Madhe, por i ngjashëm. Ai thekson se ky variant është zbuluar identik në Serbi dh Zvicër.

Më tej ai thekson se që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka zbuluar 7 lloje mutacionesh në vend, që kanë qenë dhe në vendet e tjera.

‘’Identik si ai që është detektuar në Britani të Madhe, jo! Tek ne janë detektuar 7 lloje mutacionesh gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që nga fillimi i krizës.

Lloji që dominon nga fundi i verës dhe muajt kur u arrit piku tashmë është i ngjashëm në kuptimin e mutacioneve siç kanë ndodhur në Britani. Ky virus si i joni është regjistruar në Serbi dhe Zvicër’’,- deklaroi Venko Filipçe.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *