Një tjetër bilanc i hidhur ditor nga pandemia e covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
8 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit ndërsa të ínfektuarit e rinj janë 196, më shumë se çdo ditë tjetër. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ishin kryer 1213 testime.
Numri total i personave të prekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut shkon në 3895, ndërsa humbjet e jetëve janë 179. Mes të ínfektuarëve është edhe kryetari i komunës së Gazi Babës, i shtruar në spital, por në gjendje të qëndrueshme.