Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Bie numri i të vdèkurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ja sa víktima u regjistruan në 24 orë

Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë rastet e të infektuarëve me koronavirus, por edhe numri i të shëruarve. Gjatë 24 orëve 3 persona kanë ndërruar jetë, kjo një shifër e ulët në krahasim me ditëve të fundit kur kishte numër më të lartë. Dy pacientë të ndjerë janë nga Shkupi dhe një nga Gostivari.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 168 raste të të infektuarve, ndërsa 70 janë shëruar. Shkupi vijon me numrin më të madh të të prekurve.
Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1470 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 persona të shëruar nga Covid-19.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7572 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3624 janë shëruar kurse 362 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë 3586 raste aktive me Covid-19.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *